• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dhënë përgjigje pa rezerva në lidhje me përplasjet për aeroportin e Vlorës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale. Pacolli ka theksuar se aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e tij financiare duke bërë me dije se janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish.

Vetëm për realizimin e punimeve të aeroportit Valon Ademi ka marrë 35 milionë euro nga garancia e MABCO-s.

Pacolli është shprehur se nëse duan të marrin aeroportin le ta marrin pasi ai nuk do të luftojë me shtetin. Sipas tij shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor.

Pacolli shton se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë.

Deklarata e Pacollit

Një gazetar autoritativ nga Shqipëria më telefonoi sot, këtu në Astana, dhe më pyeti:

“Zoti Pacolli, çfarë do të bëni tani, pasi aeroportin jua morën me Policinë e Shtetit?”

Përgjigjja ime ishte e qartë:

Objektet të cilat MIE, më 24 gusht, i kishte ndarë nga tërësia e projektit dhe i kishte përcaktuar për t’u përfunduar nga MABCO, janë faktikisht të përfunduara. Që nga marsi i këtij viti, në pritje të përmbushjes së detyrimeve nga VIA, ne kemi pastruar objektet, kemi kryer punimet përfundimtare dhe kemi rregulluar edhe gjelbërimin përreth.

Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s.

Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë. Pa merak.

Pyetja e dytë ishte:

“Çfarë do të ndodhë me njerëzit që tani kanë mbetur pa punë dhe a do të paguhen nënkontraktorët?”

Iu përgjigja se ata janë paguar dhe çdo detyrim i mbetur do të paguhet deri në centin e fundit. Sa u përket punëtorëve dhe ekspertëve tanë, ne do të përpiqemi t’i angazhojmë në projekte të tjera jashtë vendit. Ata për ne kanë vlerë dhe nuk do të lihen pas dore.

Por për këta njerëz, përveç anës financiare, ekziston edhe një problem shumë më i madh: ai njerëzor dhe moral. Këta njerëz janë prekur në dinjitetin e tyre nga ndërhyrja e policisë. Në kantier u kanë mbetur instrumentet e punës, pajisjet, sendet personale, kasafortat, materialet personale, materialet e punës në magazina dhe shumëçka tjetër.

Më e rënda është se është cenuar dinjiteti njerëzor i njerëzve të punës — i atyre që në këtë projekt kanë dhënë mundin, djersën, profesionalizmin dhe një pjesë të jetës së tyre.

Pikërisht këtu qëndron padrejtësia më e madhe. Çështjet materiale të MABCO-s, herët a vonë, do të rregullohen me ligj. Por dëmi që i bëhet dinjitetit të njeriut, besimit te shteti dhe imazhit të Shqipërisë para investitorëve nuk riparohet lehtë.

Unë, për aq sa është e mundur, do të vazhdoj të mbroj interesin e kombit, interesin e punëtorëve dhe parimin se shteti duhet të jetë garant i ligjit — jo instrument presioni ndaj atyre që punojnë, ndërtojnë dhe investojnë.

Related Posts

Deputetja e Shkodrës largohet nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti
Kryesore

Koçeku sfidon PS: Nuk ua kam marrë juve mandatin, shkojmë në zgjedhje dhe matim forcat

16/06/2026
Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
Kryesore

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe
Kryesore

Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe

16/06/2026
Rama në Athinë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar! Fantazmat e paragjykimeve shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës
Kryesore

Edi Rama: S’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme

16/06/2026
11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat
Kryesore

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkambi për Francën: Kanë sulmin më të mirë në vitet e fundit, një Top i Artë më shumë në skuadër

Shkambi për Francën: Kanë sulmin më të mirë në vitet e fundit, një Top i Artë më shumë në skuadër

16/06/2026
Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

SHORTI I CHAMPIONS/ Kampionët e Egnatias janë me fat, bashkë me Dritën mësojnë rivalët e turit të parë

16/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al