Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Melissia të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se ai ka rrëshqitur në akull teksa shkonte në farmaci. Në këtë moment i moshuari ka goditur kokën duke ndërruar jetë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por 77-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga goditja në kokë apo nga shkaqe patologjike.