• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po të numërohen ditët, ose e imja ose e askujt”, vrasja e Klodianës e paralajmëruar: Viktima kishte të dashur, pas ndarjes nga i shoqi

01/10/2023
‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

Klodiana Vefa, 37-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga bashkëshorti i saj, duket se është një krim i paralajmëruar.

Të paktën kështu raportojnë mediat italiane pas zbulimit të disa detajeve të reja.

Martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh.

37-vjeçarja kishte një të dashur tjetër disa kohë më parë, ndërsa ky i fundit kishte takuar edhe Alfredin duke i kërkuar që t’i jepte fund lidhjes me Klodianën.

Por bashkëshorti nuk e pranonte ndarjen. Sipas informacioneve të fundit, ai e kishte kërcënuar disa herë Klodianën, duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Sipas hetuesve italianë që kanë mbledhur prova dhe kanë marrë dëshmi të tjera, kanë mundur të mësojnë se Klodiana Vefa ishte në dijeni që Alfredi mbante një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

Grupi hetimor beson se për vrasjen e 37-vjeçares nuk kishte një shkak konkret, por ka qenë situata e nderë e akumuluar prej kohësh mes çiftit çka e shtyu Alfred Vefën të ekzekutonte me 3 plumba 37-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

Mikesha të Klodiana Vefës e kanë përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri të dhunshëm.

“Para disa vitesh më në fund arriti që të ndahej nga bashkëshorti, ishte një burrë jo i mirë. Ishte njeri i dhunshëm, e dinim të gjithë.

Ai i ushtronte dhunë psikologjike. Ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e gëzuar, ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai ishte njeri i frikshëm, por ajo nuk e denoncoi kurrë atë”.

Trupi i pajetë i Klodiana Vefës u gjet nga fëmijët e saj. Ndërsa autori, Alfred Vefa u arratis pas krimit.

Ai u gjet nga policia i vetëvrarë me armën me të cilin ekzekutoi gruan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qytetin Castelfiorentino.

Related Posts

Raporti tronditës, ja çfarë do të ndodhë me popullsinë e Shqipërisë
Kryesore

Mbi 2 mijë shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026

01/07/2026
Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!
Kryesore

Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

01/07/2026
Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kryesore

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30/06/2026
Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia
Kryesore

Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia

30/06/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

30/06/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull

30/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti tronditës, ja çfarë do të ndodhë me popullsinë e Shqipërisë

Mbi 2 mijë shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026

01/07/2026
Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

Pirro Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

01/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al