• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po transportonte kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari

26/10/2025
Po transportonte kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua pasi u kap me 16 kg kanabis në automjetin, me të cilin po udhëtonte. 46-vjeçari po transportonte lëndën narkotike drejt Greqisë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i cili është bashkëpunëtori i 46-vjeçarit të arrestuar. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti në një çantë sportive, 15 pako kanabis të mbështjella me natriban, me peshë totale prej 16 kilogramë. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drej ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Korçë/Finalizohet, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, operacioni i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll. Transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 46-vjeçari. Shpallet në kërkim një 37-vjeçar, bashkëpunëtor i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Sekuestrohen 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 1 celular. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cross Border”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, banues në Korçë, bashkëpunëtori i 46-vjeçarit. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll në fshatin Vishocicë, Devoll, automjetin që drejtohej nga shtetasi J. B. Shërbimet e Policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se shtetasi J. B., në bashkëpunim me shtetasin D. M., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, do ta trafikonin drejt Greqisë sasinë e lëndës narkotike. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al