• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia bën “namin” në rrugën Fier-Vlorë, 12 të arrestuar, hiqen 43 patenta

07/02/2022
Drejtonin makinat në gjendje të dehur, kapen 3 shoferë

Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave për aksionet e organizuar në Vlorë e në Fier. Konkretisht “Rrugorja” njofton se në Vlorë është arrestuar një person për shkelje të rregullave të qarkullimit ndërsa janë vendosur 984 gjoba. Po ashtu mësohet se janë pezulluar 32 leje drejtimi.

Për Fierin policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 11 shoferë. Gjithashtu, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur edhe 1341 masa administrative gjatë javës që lamë pas.

Njoftimi:

Vlorë – Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 62 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 984 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 537 masa për tejkalim shpejtësie;
– 66 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 2 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 23 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 81 masa për parakalime të gabuara;
– 85 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 181 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Fier – Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.
Policia Rrugore e Fierit ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 1341 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-13 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-263 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-35 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-137 masa për përdorimin e aparatit celular;
-336 masa për parakalime të gabuara;
-207 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-359 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Related Posts

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta
Lajme

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet
Lajme

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Lajme

Ndërron jetë në burg 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997 (Emri)

29/07/2026
Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

29/07/2026
Zjarr në një fermë blegtorale
Lajme

Zjarr në një fermë blegtorale

29/07/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

30/07/2026
I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al