Policia e shtetit ka kryer disa levizje në radhën e drejtuesve te saj, mësohet se Albert Dervishaj është emëruar si zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Albert Dervishaj, ish drejtor i Rendit Publik është emëruar në këtë pozicion, në vend të Aida Hajnaj e cila është emëruar Drejtuese BKH-së. Sakaq, mësohet nga burime në media se drejtuesi i lartë Pëllumb Seferi, ish Drejtor Kabineti i Drejtorisë së Përgjithshme, është emëruar drejtor i Departamentit Marëdhënieve Ndërkombetare, në vend të Idajet Faskaj, i cili emërohet Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitareve.