• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu me anë të një deklararate për mediat sot në 6 maj renditi një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Shtetit.

Ziu u shpreh se po merren masa të ashpra, me qëllim që të garantohet siguria në rrugë.

Ai tha se shkak kryesor për aksidentet është shpejtësia e lartë. Drejtori për Rendin deklaroi se duke pasur parasysh shkaqet e aksidenteve, janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Për shkak të aksidenteve të shumta rrugore, janë marrë masa shtesë nga policia, duke shtuar pajisjet inteligjente. Patrullat e Policisë Rrugore do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje arrogante në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara apo rreziqe të tjera në rrugë, sidomos në akse kombëtare. Shërbimet e Policisë Rrugore do kryejnë kontrolle dhe në zona urbane, për përdorim celularësh gjatë ecjes me makinë, për vendosjen e rripit të sigurimit etj. Parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes. Kontrollet do jenë kryesisht me mjete inteligjente.

Ngelet shqetësuese sjellja e keqe në rrugë. 1009 shtetas janë arrestuar gjatë këtij viti. Mbi 82 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar tejkalim shpejtësie. 60 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mbajtje celulari gjatë ecjes me mjet. Shpejtësia e lartë është shkaku më i lartë i aksidenteve të rënda, prandaj do jetë prioritet për t’u luftuar si fenomen. Kontrolle do ushtrohen dhe në lagjet e qyteteve”, tha Ziu.

Komentoi edhe aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë.

“Ju bëj me dije se Policia ka filluar një hetim të gjerë në lidhje me veprimet e efektivëve në lidhje me situatën se së shpejti ju do të merrni përgjigje korrekte”, përfundoi Ziu.

Fjala e plotë e drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër janë kalibruar 22 mjete shpejtësimatëse, janë pajisur të gjitha strukturat e Policisë Rrugore, me dronë, kamera, aparate fotografike, aparate alkooltestues dhe drogëtestues.

Shërbimet e Policisë në rrugët interurbane, në zbatim të telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm, për të mos ndaluar pa shkak, automjetet në rrugët interurbane, pra në akset rrugore nacionale, do të vijojnë monitorimin e qarkullimit nëpërmjet pajisjeve logjistike dhe patrullave të lëvizshme dhe shkeljet e konstatuara nga mjetet logjistike do të verbalizohen në masa administrative, të cilat do të pasqyrohen në kohë reale në e-Albania.

Patrullat e Policisë Rrugore në akset nacionale do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje agresive në rrugë, parakalime të njëpasnjëshme, manovra të gabuara apo shpejtësi dy deri në trefish, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njëkohësisht do të bashkëpunohet me Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, me qëllim që shkeljet e konstatuara t’i kalojnë Policisë Rrugore, për të plotësuar masat administrative.

Për sa i përket qendrave urbane, shërbimet e Policisë do të vijojnë me grupe kontrolli për testet e alkoolit, kontrollet për shpejtësi, parakalimet e gabuara, mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, përdorimin e celularit dhe të rripit të sigurimit.

Njëkohësisht, parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes, duke përdorur edhe mjetet ngritëse për parkimet në korsitë e dedikuara, ku bllokohet lëvizja e lirë e automjeteve apo e këmbësorëve.

Janë analizuar të gjithë treguesit e performancës për 4-mujorin e vitit 2026, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2025. Pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë, përsëri sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese.

Nga analiza e bërë rezulton se dinamika dhe shkaqet e aksidenteve, janë pothuajse të njëjtat si për 4-mujorin e vitit të kaluar.

Përgjatë këtij 4-mujori, si rezultat i monitorimit të qarkullimit, janë arrestuar 1009 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varojnë nga 20 km/orë mbi normën e lejuar deri në trefish të normës së lejuar.

815 drejtues automjetesh nuk kanë asnjë pikë në lejen e drejtimit dhe do t’i nënshtrohen testimit nga e para.

27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, rreth 60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse.

160 000 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara dhe 85 000 për shkelje të ndryshme.

Sipas statistikave, dallohet qartë se numri më i lartë i aksidenteve me pasojë ka si shkak shpejtësinë dhe më pas vjen sjellja e këmbësorëve, 33% e viktimave janë këmbësorë, drejtues motomjetesh dhe biçikletash.

Të gjithë treguesit e 4-mujorit të këtij viti tregojnë se ka rritje të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Njëkohësisht janë evidentuar drejtuesit e automjeteve me shkelje të përsëritura dhe iu është kërkuar strukturave të Policisë Rrugore, që të marrin masa të menjëhershme për monitorimin dhe mbajtjen në kontroll të vazhdueshëm të këtyre drejtuesve, që janë shkelës të përsëritur të rregullave të qarkullimit, me pasojë për jetën dhe shëndetin.

Nisur nga perceptimi i gabuar në publik, se drejtuesit e mjeteve nuk do të ndalohen nga patrullat, sqarojmë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës se:

Detyrat e vendosura në Telegramin nr. 3707, datë 10.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Mbi marrjen e masave për garantimin e qarkullimit të pandërprerë të mjeteve”, kanë të bëjnë me mosndalimin e automjeteve në akset rrugore nacionale, pa shkak, duke krijuar imazh të keq.

Në akset rrugore nacionale, Patrullat e Policisë Rrugore të monitorojnë qarkullimin dhe të evidentojnë kundërvajtësit rrugorë nëpërmjet pajisjeve teknologjike.

Punonjësit e Policisë, kur evidentojnë dhe dokumentojnë me mjete logjistike, sjellje agresive të drejtuesve të automjeteve, do të veprojnë në zbatim të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, të organizojnë pika kontrolli në qendrat urbane, sipas kushteve të sigurisë, në drejtimin e shefave të seksioneve dhe shefave të sektorëve të Policisë Rrugore, sipas planeve të dedikuara me objekt konkret (kontrolle për pije alkoolike, përdorimin e celularëve, kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve, mjeteve debitore dhe “Alert”, etj.)

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Çdo sjellje agresive në rrugë apo ndaj punonjësve të Policisë do të ndëshkohet maksimalisht, me të vetmin qëllim: rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al