Policia e Fierit ka shkëmbyer zjarr me 4 grabitës të maskuar dhe të armatosur në lagjen 29 Nëntori. Ata po tentonin të vidhnin një shtëpi rreth orës 3 të natës..
Pasi janë parë nga policia, grabitësit kanë hapur zjarr ndaj uniformave blu, të cilat kanë reaguar. Si rezultat, njeri prej grabitësve është vrarë kurse një tjetër u pralogs. Dy të tjerët arritën të largohen me shpejtësi në errësirë.
Nga radhët e Policisë nuk ka të plagosur e as viktima. Policia e Fierit ka ngritur pika kontrolli dhe është në ndjekje të dy prej grabitësve të tjerë të bandës. Operacioni vazhdon. Foto nga vendngjarja: