• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Portieri më i paguar në Superiore, zbulohet shifra që do të marrë në muaj Visar Bekaj te Tirana

29/01/2026
Tirana bëhet “blind”, Visaj Bekaj dhurata e radhës për Nuhiun (VIDEO)

Visar Bekaj është zyrtarisht lojtari i ri i Ti ranës. Portieri i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin bardheblu, dhe rikthimi i tij është konfirmuar për të forcuar repartin e portës dhe për të sjellë eksperiencën e nevojshme në skuadër.

Bekaj ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë, me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, që i mundëson një transferim të mundshëm jashtë vendit. Ai do të jetë gjithashtu lojtari më i paguar në Superiore, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro, një shenjë e qartë e investimit të klubit në objektivat e tij për pjesën e mbetur të sezonit. Ky rikthim shënon një kapitull të ri për portierin kosovar te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë të mira në të kaluarën, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Performancat e tij e bënë një nga figurat kryesore të skuadrës, ndërsa tifozët prisnin me padurim kthimin e tij për të forcuar sigurinë në portë dhe për të dhënë shembull profesionalizmi në fushë. Pas eksperiencës te Tirana, Bekaj u transferua në Turqi te Hatayspor, ku qëndroi për dy sezone, duke fituar përvojë në një kampionat më të fortë dhe duke u përballur me sfida të reja që i rritën nivelin e lojës. Më herët në karrierë, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e FC Prishtinës, duke treguar që gjithmonë mund të jetë një pikë referimi në repartin e portës.

Portieri 28- vjeçar është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka qenë rregullisht i grumbulluar. Rikthimi i tij te Tirana shihet si një lëvizje strategjike për klubin, që synon të mbajë stabilitet në mbrojtje, të shmangë rënien dhe të luftojë për objektiva më të larta në kampionat. Bekaj tashmë është integruar në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Ardijan Nuhiju, dhe pritet të ketë një rol kryesor në ndeshjet e ardhshme.

Lojtari ka marrë menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, ndërsa prishet për të dhënë eksperiencën dhe sigurinë e nevojshme për të udhëhequr skuadrën bardheblu drejt rezultateve pozitive. Me këtë lëvizje, Tirana tregon se është e vendosur të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të balancuar, ku përvoja e lojtarëve si Bekaj mund të bëjë diferencën në momentet vendimtare të sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas
Sport

Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas

02/05/2026
Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë
Sport

“Me 95%…”, Asani zbardh të ardhmen, gati për kalimin në top-kampionatin europian

02/05/2026
Sezoni i Dinamos në një javë, axhenda ku vendoset Kupa e kampionati
Sport

Dështimi i madh i Partizanit, si “demave” nuk u bën punë as fitorja ndaj Dinamos në javën e fundit

02/05/2026
Como dhe Napoli nuk “ndezin”, barazim i thatë
Sport

Como dhe Napoli nuk “ndezin”, barazim i thatë

02/05/2026
Como dhe Napoli nuk “ndezin”, barazim i thatë
Sport

Como dhe Napoli nuk “ndezin”, barazim i thatë

02/05/2026
Drita nuk gabon, Malisheva fiton dramën ndaj Prishtinës
Sport

Drita nuk gabon, Malisheva fiton dramën ndaj Prishtinës

02/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas

Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas

02/05/2026
Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

“Me 95%…”, Asani zbardh të ardhmen, gati për kalimin në top-kampionatin europian

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al