Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës njofton për arrestimin e një të riu nga Tepelena. Ai është shtetasi F.P, 25 vjeç, banues në Tepelenë. Sipas policisë ky person u kap duke tentuar të kalonte kufirin përmes Portit të Durrësit me një pasaportë biometrike të falsifikuar. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Durrës.
©ArgjiroLajm.net