• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat/ Çfarë fshihet pas koncensionit në portin e Jahteve në Sarandë

11/08/2019
Prapaskenat/ Çfarë fshihet pas koncensionit në portin e Jahteve në Sarandë

Nga Klodian Tomorri

Qeveria, e cila sot thotë se po bën luftë me informalitetin ka instaluar në Shqipëri një nga sistemet më të padrejta të taksimit në planet. Kjo e jona është qeveria e vetme në botë, që takson hallin, por jo luksin.

Mjafton vetëm një shembull për ta ilustruar; akciza e naftës.

Shqipëria takson me akcizë 35 lekë (të reja) çdo litër nafte, që përdorin ambulancat me të sëmurë. Takson me 35 lekë për litër, çdo litër naftë që përdorin fermerët për të prodhuar, çdo litër naftë që përdoret për ngrohje apo transport nga të pasur dhe të varfër.

Por, ka një kategori që qeveria shqiptare jua jep naftën pa taksa. Këta janë miliarderët, që kanë jahte. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Karburanti, me të cilin furnizohen jahtet në Shqipëri e ka akcizën zero. Nuk paguan asnjë lek.

Kjo është arsyeja se pse në brigjet e Shqipërise duken shpesh jahte të mëdha të pasanikëve europianë apo dhe atyre rusë. Sepse, jemi i vetmi vend në botë, që ja u japim naftën pa akcizë. Sepse, jemi i vetmi vend në botë, që taksojmë sëmundjen, taksojmë bukën e gojës, por jo luksin.

Para dy vjetësh erdhi superjahti i një miliarderi rus në Sarandë. Erdhi vetëm per t’u furnizuar me karburant, sepse po ta furnizonte në Greqi, Itali apo në Mal të Zi do të paguante 50 deri në 100 mijë euro më shumë vetëm për një mbushje.

Shumica e jahteve mund të marrin deri në 100 mijë litra karburant me një mbushje. Pra, sa herë që një miliarder vjen e furnizon jahtin me karburant në Shqipëri, qeveria jonë i fal 30 mijë euro. Nuk i fal lekët e veta, por paratë e popullit më të varfër të Europës.

E dini pse bëhet kjo? Po të pyesesh qeverinë thotë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Por, është gënjeshtër e poshtër. Asgjë nuk fiton ekonomia dhe turizmi nga jahtet që vijnë e marrin karburant në bregdet. Vetëm ndotet deti.

E gjitha bëhet për një arsye tjetër. Që të fitojnë lekë oligarkët dhe tregtarët e karburanteve. Deri dje ishte Dulaku, që kishte portin e jahteve në Sarandë dhe vuri taksë private. E hoqën se po ja bëjnë gati një tjetri më të fuqishëm. Ja ka kopsitur letrat Ministria e Infrastrukturës, vetëm emrin nuk i ka vënë te kriteret e tenderit.

Do ketë koncesion 35 vjeçar për portin e jahteve në Sarandë dhe me një gur vriten dy zogj. Do grabitet toka publike, në gjirin më të virgjër të bregdetit europian. Sepse, për fat atë zonë atje deri tani e ka patur ushtria dhe nuk ka lejuar asnjë ndërtim. Nga ana tjetër do instalohet koncesioni 35 vjeçar për të furnizuar jahtet e miliarderëve me karburant pa taksa.

Ja, kjo është vendimarrja kriminale.

Related Posts

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026
7 Marsi, Artan Fuga ka një thirrje për mësuesit: Mos pranoni sutiena apo …
Blog

Koha për reforma të thella!/ 20 propozime nga Artan Fuga

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al