• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat e shkarkimit të Bashkim Tolës nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër

28/03/2018
Prapaskenat e shkarkimit të Bashkim Tolës nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër

Drejtori i deritanishëm i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Gjirokastër, Bashkim Tola, u shkarkua pas gati dy vjetësh në krye të asaj ndërmarrje. Vendimi është marrë sot pas mbledhjes së bordit drejtues, por s’ka ende një komunikim zyrtar nga Bashkia Gjirokastër se përse u shkarkua Bashkim Tola, drejtori të cilin Zamira Rami e prezantoi me bujë të madhe kur shkarkoi gjithë terror e arrogancë Dashamir Qelin. A ka lidhje shkarkimi i Bashkim Tolës me performancën e tij në punë? Sigurisht që jo! Shpjegimi i kësaj lëvizje fshihet pas emrit të atij që i zuri vendin Bashkim Tolës.

Është Dhimo Kristidhi, i cili mban njëkohësisht edhe mandatin e këshilltarit nga radhët e LSI-së. Disa javë më parë pati zëra se ai do të largohej te grupi i PS-së. Të kapur nga frika se mos humbasin shumicën e brishtë në Këshillin Bashkiak, Zamira Rami dhe Vangjel Tavo spostuan Bashkim Tolën për të shpërblyer Dhimo Kristidhin. Në ditët që këto lëvizje të mundshme diskutoheshin në Gjirokastër, Kristidhit i është premtuar nga Tavo dhe Rami që të mos largohet nga LSI-ja pasi do t’i japin drejtimin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Dhe këshu ndodhi. Aktualisht LSI dhe PD kanë 16 kshilltarë në Këshillin Bashkiak, ndërsa PS ka 15 këshilltarë. Në rast largimi të Kristidhit drejt PS-së, kjo e fundit bënte shumicën. Pra, Bashkim Tola është bërë ‘kurban’ nga Tavo e Rami vetëm për të ruajtur shumicën në Këshillin Bashkiak.

Por sikundër ne e kemi thënë më herët, PD-LSI kanë një shumicë të brishtë, që lëviz me vetëm 1 këshilltar. Në këtë kuptim Zamira Rami është e shantazhueshme nga secili prej 16 këshilltarëve të grupimit PD-LSI. Çdonjëri prej tyre mund t’i ushtrojë asaj presion duke e kërcënuar me largim në rast se nuk përfiton favore ekstra prej ‘tepsisë’ së Bashkisë Gjirokastër. Funksionoi me Dhimo Kristidhin. Sapo Tavo dhe Rami e kuptuan se ai po tentonte të largohej drejt PS-së, i vunë mbi tavolinë çelësat e ndërmarrjes së ujësjellësit. Nëse tenton të ushtrojë presion edhe dikush tjetër, me siguri që do të funksionojë, por se deri ku është limiti i plotësimit të kërkesave kjo varet nga Tavo dhe Rami.

©ArgjiroLajm.net

 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al