• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat/ Kryetari i Bashkisë Dropull braktis Tavon dhe kalon me PS-në?

21/05/2018
Prapaskenat/ Kryetari i Bashkisë Dropull braktis Tavon dhe kalon me PS-në?

Në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në fshatin Grapsh të Dropullit, ra në sy edhe pjesëmarrja e kryebashkiakut, Ahile Deçka. Jo vetëm kaq, por Deçka e mori fjalën për disa minuta dhe bëri plot falenderime për kryeministrin, i cili sipas tij, ka mbështetur shumë projekte në Bashkinë Dropull. Nga ana tjetër Deçka kërkoi mbështetje prej Ramës për një projekt ujësjellësi. Deri këtu s’ka asgjë anormale, nëse Shqipëria do të ishte një vend normal. Por në fakt nuk është kështu, prandaj prezenca e Ahile Deçkës sot në takimin e Ramës dhe elozhet që ai thuri për qeverinë, ngrenë shumë pikëpyetje.

Jemi në kushtet kur një kryebashkiak i zgjedhur zyrtarisht si propozim i PD-së, mirëpret dhe falenderon me dhjetra herë Kryeministrin, atë që kryetari i tij Lulzim Basha e akuzon si të lidhur me krimin dhe bandat e drogës. Më shumë sesa përfaqësues i PD-së, Ahile Deçka është kryebashkiak për llogari të Vangjel Tavos, pa mbështetjen e së cilit nuk mund ta fitonte Bashkinë Dropull vetëm nën siglën e PD-së. Shumë thonë se Deçka është thjesht një ‘kukull’ në duart e Tavos dhe se bashkia faktikisht është e LSI-së. Sërish shtrohet një pyetje tjetër: Si ka mundësi që kryebashkiaku i LSI-së shkon në takimin e Ramës dhe bën plot vlerësime për Kryeministrin, të cilin Monika Kryemadhi e demonizon si ‘fatkeqësinë më të madhe të këtij vendi’? Mbase ‘lepuri’ fle gjetkë! Kohët në fundit në korridoret e Bashkisë Dropull, si dhe mes rrethit të ngushtë të njerëzve të Ahile Deçkës, përflitet për një kalim të mundshëm të tij te Partia Socialiste.

Pra, në zgjedhjet e ardhshme Ahile Deçka të kandidojë si përfaqësues i PS-së. Zërat shkojnë edhe më tej duke thënë se tashmë ai e ka mbyllur ‘pazarin’ me një prej njerëzve të besuar të Ramës. Zyrtarizimi për kalim te PS-ja është thjesht çështje kohe. Thuhet gjithashtu se arsyeja e kësaj lëvizje është prishja e raporteve të tij me deputetin Vangjel Tavo, cili mund të shkojë drejt një marrëveshje me Spiro Kserën për të mbështetur bashkëshorten e tij si kandidate për Bashkinë Dropull. Por të gjitha këto deri më tani janë në kuadër të zërave të pakonfirmuara zyrtarisht. Se si do të rrjedhin gjërat më tej, do duhet të presim. Ama pjesëmarrja e Ahile Deçkës në takimin e Ramës dhe falenderimet zinxhirë të tij për punën e qeverisë, kanë një simbolikë të fortë, e cila nuk mund të anashkalohet kaq lehtë si një ngjarje rutinë në minoritet…

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

07/04/2026
E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al