• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, Sonila Qato drejt largimit nga ARRSH?

18/09/2019
Prapaskenat me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, Sonila Qato drejt largimit nga ARRSH?

Problemet e mëdha që kanë dalë me tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë mund t’i kushtojnë karrigen Drejtoreshës së Rrugëve, Sonila Qato. Sic raporton Gazeta MAPO, shefja e Autoritetit Rrugor, ka konstatuar shkelje në dokumentacionin e kompanive pretendente shqiptare për ta marrë këtë pjesë të rrugës, në vlerë siç besohet diku 27 miliardë lekë. Me gjithë trysninë e ushtruar nga kompanitë dhe lidhjet e tyre me pushtetin, Qato me sa duket ka bërë rezistencë dhe është ankuar tek eprorët se rasti është i ngjashëm me skandalin e tenderit të Unazës së Re.

Qato nuk ka pranuar të firmosë e të shpallë fituesin e paracaktuar, tregojnë për Mapo, burime qeveritare. Ajo e ka organizuar procedurën më tej sipas rregullit, ku fituese ka dalë një kompani italiane. Qeveria reagoi menjëherë duke anuluar tenderin dhe punimet me motivin se nuk ka para dhe se ka investime të tjera më prioritare.

Të njëjtat burime, thonë për gazetën Mapo, se kjo mund t’i shkaktojë probleme Qatos, dhe pritet që ajo të zëvendësohet. Një variant është që largimi i saj mund të bëhet menjëherë me nisjen e javës, ndërsa përflitet edhe emri pasues. Burime të besueshme bëjnë me dije se një nga kandidatet potenciale për të qenë drejtoresha e re e Rrugëve, është dikush që ka pasur vazhdimisht detyra të rëndësishme me Ramën, qysh se ai ishte kryetar bashkie.

Ndërkohë, ekzistencën e problemeve të forta me këtë tender e konfirmon lajmi që doli pasdite të dielën në disa media, ku mësohet se ARRSH ka një raport të auditit, ku rezulton se ata kanë konstatuar probleme në dokumentacionin e kompanisë Gjoka Konstruksion, që ishte dhe firma pretendente për të marrë tunelin e Kardhiqit. Publikimi i këtij lajmi vërteton se diçka po zien, dhe përmasat e kësaj çështjeje mund të jenë edhe më të mëdha, çka me siguri do të mësohen në ditët në vijim./ MAPO

Related Posts

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)
Kryesore

Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)

30/08/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në jug të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

30/08/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar
Kryesore

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli zbardh takimin në Ministrinë e Infrastrukturës

30/08/2026
Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!
Kryesore

Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!

29/08/2026
Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve
Kryesore

Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve

29/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al