• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prefekti i Gjirokastrës bën qokën për qytetin e tij, injoron 6 trupa teatrore, shtron ‘tapet të kuq’ vetëm për aktorët e Vlorës

16/11/2018
Prefekti i Gjirokastrës bën qokën për qytetin e tij, injoron 6 trupa teatrore, shtron ‘tapet të kuq’ vetëm për aktorët e Vlorës

Në Gjirokastër po mbahet prej gati një jave festivali Takimet e Teatrit ‘Kadri Roshi’, event që përkon me 50 vjetorin e themelimit të Teatrit ‘Zihni Sako’. 7 trupa teatrore nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga Shkupi, kanë performuar në skenën gjirokastrite. Por me ç’duket deri më tani të paktën, prefektit të qarkut, Astrit Aliaj, më shumë në sy i paska rënë vetëm trupa e Teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë, prandaj i ftoi në zyën e tij një ditë më parë. Dhe siç thotë ai ‘për t’i falenderuar personalisht’ për komedinë ‘Sundimi i Gruas’.

Të jetë vallë rastësi apo thjesht çështje gustosh, që mes 7 trupave teatrore prefektit i krijoi më shumë emocion trupa e Vlorës? Por edhe në qoftë kështu, duket pa takt dhe e qortueshme që prefekti të ‘sajdisë’ vetëm një nga 7 trupat që kanë mbërritur në Gjirokastër. Nëse ai shtron ‘tapet të kuq’ për njërën prej trupave, duhet ta bëjë këtë gjë edhe për trupat e tjera, të cilat pavarësisht shijeve artistike që mund të ketë prefekti, mbartin vlerat e tyre artistike. Megjithatë zor të mendosh se pritja për trupën e Teatrit ‘Petro Marko’ të Vlorës të jetë rastësi.

Thjesht prefekti me origjinë nga Vlora, bëri qokën e vet përballë aktorëve të qytetit të tij. S’ka asnjë problem përse ai priti aktorët e Vlorës në zyrë, por kur nuk pret edhe aktorët e qyteteve të tjera që kanë ardhur për një ngjarje të rëndësishme, ky është standard i dyfishtë dhe jemi para faktit që Astrit Aliaj përdor postin e prefektit të qarkut Gjirokastër për qoka personale.

Privatisht ai është i lirë t’i presë e ‘sajdisë’ bashkëqytetarët e tij, por kur hap dyert e Prefekturës dhe i pret si zyrtar i këtij shteti, duhet të veprojë në këtë mënyrë edhe me 6 trupat e tjera. Në këtë rast prefekti i Gjirokastrës, jo vetëm që vepron me dy standarde, por s’i shpëton dot as patriotizmit lokal. Sepse nuk është se vetëm priti një nga 7 trupat dhe la gjashtë të tjerat, por jo rastësisht shkon e pret trupën e qytetit të tij. Në këtë pikë, Astrit Aliaj ngjan me Armand Hilajn, që 60 milionë lekë fond të Këshillit të Qarkut, i çoi për asfaltimin e rrugës së fshatit të tij.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al