• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti grek dhe Bashkia Dervician e Dropullit provokojnë shqiptarët

08/10/2026
Presidenti grek dhe Bashkia Dervician e Dropullit provokojnë shqiptarët

Nga Ilir Yzeiri

Në Shqipëri vijon kaosi dhe shthurja institucionale. Në hapësirën publike ka vetëm një narrativë ajo që e paraqet këtë vend si të korruptuar, qeverinë se po shet atdheun, se vendi prodhon vetëm skandale dhe se këtu është vështorë të gjesh një normë elementare të një vendi që qeveriset me institucione. Kaosi u shtri edhe brenda socialistëve dhe në ditët e fundit ndonjë kryetar bashkie socialist u pa të përleshet me policinë ditën kur do të votohej ligji për nadrjen territoriale. E ndërsa Shqipëria apo mazhoranca është përfshirë në një aksion vetëmohues për të ndarë Shqipërinë në njësi të reja administrative, territori i saj po bëhet gjithnjë e më shumë i pakontrollueshëm.

Opozita ka kohë që ka humbur orientimin. Ndërkohë fqinjët tanë grekë nuk harrojnë të na kujtojnë se ato territore që ata i shpopulluan me dhunë e me shfarosje do të vijojnë të prodhojnë narrativën kriminale dhe gjeneralët e masakrës mbi popullsinë çame do të nderohen si heronj të Greqisë. Fjala që mbajti presidenti grek në Paramithi në një përvjetor të Luftës së Dytë Botërore ishte një traktat që minonte miqësinë mes nesh dhe i frynte përsëri zjarrit të urrejtjes. Ditë më parë edhe Serbia u përfshi në një shfaqje të tillë kriminale kur nderoi varrimin e atij që është quajtur kasapi i Ballkanit, Mlladiçit. Po cili është ndryshimi i Mlladiçit me Zervën ? Asnjë ndryshim, Vetëm se i pari e kreu masakrën mbi popullsinë e pambrojtur boshnjake në vitet ’90, ndërsa Zerva në vitet ’40. Po çfarë tha presidenti grek në atë fjalim.

Mes të tjerash, ai tha : « në Paramithi, 83 vjet më parë, u shkrua një dramë. Megjithatë, një vit më vonë, gjërat u përmbysën. Këmbëngulja e banorëve të Paramithisë, rezistenca e grekëve kundër pushtuesve nga Lidhja Demokratike Helenike Kombëtare (EDES) e bashkatdhetarit tonë Napoleon Zervas, sollën rezultate. Kthesa që mori lufta solli rezultate dhe veçanërisht pas betejës heroike të Meninës, çamët myslimanë dhe gjermanët u tërhoqën ngadalë nga Thesprotia. Të parët u strehuan në Shqipëri. Në vitin 1953, shteti shqiptar, me regjimin e ri, u dha shtetësinë të gjithëve. Në Janinë, megjithatë, deri në vitin 1948, më shumë se 1700 vendime të Gjykatës së Posaçme Penale dënuan myslimanët çamë dhe konfiskuan pasurinë e tyre për krimet e luftës që kryenin në Thesproti. Pra, gjërat po evoluojnë, po përparojnë, po ndryshojnë dhe Thesprotia tani po e sheh të ardhmen e saj me optimizëm.

Sot, 83 vjet më vonë, këtu në të njëjtin vend të ekzekutimit vrasës, ne kujtojmë, nderojmë dhe reflektojmë se ne, ata që jemi aktualisht të pranishëm, ata të paktët që kanë mbetur, siç thotë Kisha jonë, u detyrohemi jo vetëm të palindurve, atyre që do të vijnë në jetë nesër, por u detyrohemi edhe të vdekurve. Paramithia, Thesprotia, e gjithë Greqia u detyrohet shumë 49 Prokritëve të qytetit tuaj, të cilët dhanë jetën e tyre në një altar të dyfishtë lirie dhe grekësie. Dhe këtë liri dhe grekësi, sot ne, që ia kemi borxh si të ardhmes ashtu edhe të kaluarës, duhet ta ruajmë dhe do ta ruajmë. Qofsh mirë!, »- tha presidenti grek. Arroganca dhe vendosmëria për të shenjtëruar një krim dhe genocidin mbi popullsinë çame këtu arrin kulmin. Kjo narrativë të kujton atë të udhëheqësve serbë kur duan të justifikojnë masakrat që kanë kryer mbi popullsinë kosovare apo të tjera jo serbe.

Kjo është gjuha që përdor Putini kur do të justifikojë agresionin mbi Ukrainën. Dhe si të mos mjaftonte kjo, në territorin shqiptar, në fashtin Dervican hapet një ekspozitë me piktura dhe aty ekspozohet edhe një portret i kasapit grek Napoleon Zerva. Nga ana institucionale ky është një atentat sepse me një dekret të posaçëm, në vitin 1994, shteti shqiptar ka shpallur 27 qershorin si « Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë » dhe arkitekti dhe zbatuesi i kësaj masakre është edhe Napoleon Zerva. Si ka mundësi që bashkia Dropull nuk respekton ligjin e shtetit shqiptar kur vjen fjala për memorien historike. Por, për këtë nuk kanë faj as presidenti grek as bashkia e minoritetit grek në Dropull, Faji është i yni.

Sot duhet ta pranojmë me trishtim se gjithë territoret që kemi humbur në rrymë të kohës dhe gjithë ato masakra që janë kryer mbi shqiptarët janë realizuar edhe pse ne kemi memorie afatshkurtër. Ne nuk harxhojmë kohën që të mirëmbajmë memorien tonë historike dhe të tregojmë me vepra se Thesprotia dikur ishte Epiri i populluar me epirotë që janë paraardhësit e shqiptarëve të sotëm.

Ne nuk harxhojmë kohën e duhur që të dëshmojmë me vepra e me fakte se si u përzunë me dhunë dhe se si u ushtrua genocid mbi popullsinë çame. Para disa kohësh kryeministri grek shpalli një nismë që do të favorizojë me buxhet të posaçëm ata që do të kthehen në fshatrat e shpopulluara të Çamërisë në mënyrë që mos të humbasë identiteti i tyre siç po ndodh kudo në Europë për shkak të globalizmit. Ndërsa ne kacafytemi dhe e kthemi kthyer në sport kombëtar luftën për t’i ndarë e bashkuar shqiptarët nëpër bashki e në numra që nuk i jhyjnë në punë askujt./ TemA

Related Posts

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!
Kryesore

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

08/10/2026
Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër
Kryesore

Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër

08/10/2026
Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)
Kryesore

Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

08/10/2026
“Burra që shisni gratë tek dashnoret, ju lanë si qen, laheshit me sapunin e Rrogozhinës”
Kryesore

Dritan Hila: Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Këlcyra fshat ka qenë e fshat ka mbetur

08/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike

08/10/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

08/10/2026
Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern

Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al