• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti i jep titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarit Petrit Lulo

22/01/2021
Presidenti i jep titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarit Petrit Lulo

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në prezantimin e këngëve popullore shqiptare, veçanërisht atyre të krahinës së Jugut, duke spikatur si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske. Me mirënjohje ndaj këngëtarit popullor me zë të ëmbël e melodioz, kumbues e me timbër të pastër, i cili me këngët dhe vlerat e tij të veçanta të interpretimit , ka ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros”., tha Meta. Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, në prani të familjarëve dhe personaliteteve të shquara të artit dhe muzikës, Presidenti Meta theksoi “Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësi të veçantë të vlerësoj sot një artist të madh, shumë të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar, Petrit Lulo.”

Meta ka shkruar edhe në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me këtë dekorim duke ndarë edhe 2 fjalë zemre për “Bilbili i këngës popullore dhe polifonike”, siç shkruan ai.

“Pjesëmarrës në qindra koncerte, festivale, ansamble brenda dhe jashtë vendit, me zërin e tij të veçantë e karakteristik, është bërë pjesëtar i të gjitha familjeve shqiptare për dekada.”, shkruan Meta.

Gjatë postimit ai ka përmendur edhe disa prej këngëve që i dhanë famë artistit si ‘Tjetër herë me djalë’ apo ‘Syzeza’.

“Për kontributin e shquar në prezantimin e këngës popullore dhe të lehtë shqiptare dhe për vlerat e veçanta në interpretimin dinjitoz të tyre, kam kënaqësinë të vlerësoj sot z.Petrit Lulo me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh dhe t’i uroj suksese’., shkruan Meta në fund të postimit.

Related Posts

Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia
Kryesore

Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia

14/11/2026
Lëvizje në PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë në Tiranë
Kryesore

Lëvizje në PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë në Tiranë

14/11/2026
Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Kryesore

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO)

14/11/2026
Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al