Policia greke ka arrestuar një 64 vjeçar pasi u kap të transportonte me mushke dru lisi, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin grek nga një vendkalim kufitar i pakontrolluaar. Ai u ndalua dhe nga kontrolli, doli se kishte prerë dru lisi pa lejen e Sherbimit Pyjor në një zonë pyjore publike në Kastoria. 64-vjeçarit ju konfiskua materiali i druve, ndërsa ai është arrestuar dhe u dënua nga prokuroria e Kastorias, akuzuar për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrjen e paligjshme në vend.