• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Problemi mi Bënjën, reagon Kumbaro: Kantieri nuk ka përfunduar, po bëhen testime. Në vitin 2015 nuk kishte as tabelë që tregonte ku binte Përmeti

26/06/2026
Problemi mi Bënjën, reagon Kumbaro: Kantieri nuk ka përfunduar, po bëhen testime. Në vitin 2015 nuk kishte as tabelë që tregonte ku binte Përmeti

Nga Mirela Kumbaro Furxhi

Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm.

Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi. Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë.

Por këtë fundjavë ju njoftoj se skena natyrore dhe ajo infrastrukturore e re e Bënjës do të kthehet në një skenë të madhe kulturore ku nuk do të mungojnë të gjitha zbavitjet, artistët, dhe sidomos muzika unikale përmetare, ndërsa pikërisht tani që po shkruaj këto rreshta, vizitorët janë duke shijuar vaskat e Bënjës, në kontrast me stuhinë e statuseve të rrjeteve sociale!

Thënë kjo, tani dy fjalë, si deputete e asaj zone: Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund – dhe këtu e kam fjalën për përmetarët që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë – për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!

Prej muajsh kemi thënë e treguar se zona e “Ujrave termale të Bënjës” është në kantier rikualifikimi, falë një investimi dhe projekti të bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit , me rrugë aksesi të reja, me mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës dhe produkteve të jashtëzakonshme përmetare.

Të gjitha ndërhyrjet – siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni – janë bërë me materiale në harmoni me natyrën dhe brenda estetikës së peizazhit  që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore. Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar. Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit. Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al