• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prokurorët e Sarandës letër Arta Markut: Të pajisemi sërish me armë!

15/04/2018
Prokurorët e Sarandës letër Arta Markut: Të pajisemi sërish me armë!

Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, këta të fundit kërkojnë sërish të pajisen me armë. Në një analizë për vitin 2017 drejtuar kryeprokurorës Arta Marku, prokurorët e Sarandës e shohim ripajisjen me armë si një element të rëndësishëm për sigurinë e tyre fizike. Në raport evidentohet se për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit, duhet që përfaqësuesit e organit të akuzës të pajisen me armë dhe të merren masa për sigurinë e tyre.

“Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit: Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”.

Prokuroria e Sarandës e sheh me shqetësim ndryshimin e hartës territoriale, ku përmendet rasti i njësisë administrative të Lukovës, mbi të cilën ata thonë se nuk kanë nën juridiksion hetimet.

“Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të ish-Rrethit të Sarandës janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Veprat penale në fushën e narkotikëve janë përhapur ndjeshëm gjatë vitit 2017, thuhet në raport, ndërsa vjedhjet vijojnë të përbëjnë një aspekt shqetësues për territorin./

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Abissnet Superiore” 2025-2026/ Mësohet skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”

“Abissnet Superiore” 2025-2026/ Mësohet skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”

13/04/2026
“Mbretin e bëjnë oborrtarët”/ Egla Ceno analizon finalistët dhe shpall të preferuarin për fitues të BBVA

“Mbretin e bëjnë oborrtarët”/ Egla Ceno analizon finalistët dhe shpall të preferuarin për fitues të BBVA

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al