• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prokuroria ‘gozhdon’ babain e Kacifës me një pyetje. Eurodeputetja shkon në Bularat

02/11/2018
Vrasja e ekstremistit në Dropull, reagon qeveria greke: Presim sqarime, më pas do të marrim masa

Vrasja e Konstandin Kacifas mbetet ngjarja më e debatuar në opinionin publik shqiptar dhe atë grek. Eurodeputetja Eleni Theocarus, pjesë e Grupit të Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian, ka vizituar shtëpinë e Kacifas.

Në fjalën e saj para gazetarëve të pranishëm, Theocarus u shpreh se ngjarjen e Bularatit e konsideron një vrasje dhe se dëshiron që kolegët e saj në Bruksel të dëgjojnë dhimbjen e nënës së 35-vjeçarit.

“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut”.

Kurse babai i 35-vjeçarit Kacifas dëshmoi për gati dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jani Kaçifas u thirr nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi, për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Babai i 35-vjeçarit mësohet se dha shpjegime në lidhje me kërkesën e familjarëve për të marrë trupin e djalit për varrim.

Pyetja që iu drejtua Jani Kacifas nga përfaqësuesit e organit të akuzës ishte se “përse familja kërkon të tërheqë trupin nga Tirana, kur ndërkohë pak ditë më parë kërkonte ekspertizë të dytë mjeko- ligjore”.

Trupi i 35-vjeçarit ndodhet ende në morgun e Tiranës në pritje të përfundimit të ekspertizës së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Familjaret kanë kërkuar që procedurat të përfundojnë sa më shpejt për të kryer ceremoninë mortore.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

29/04/2026
I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al