Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në katin e parë të një hoteli në Sarandë. Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se hoteli është në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit, i vrarë në vitin 2001 në Spanjë, ku iu pre dhe koka.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se autori i hedhjes së eksplozivit është një 24-vjeçar. Si pasojë e shpërthimit të sotëm nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak nga Policia e Shtetit
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.