Pista e sherrit mes të rinjve është vetëm njëra prej atyre që ka ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes se rende qe ndodhi dje ne Vlore dhe shkaqeve të saj.
Ngjarje, pas te ciles, gjeti pas mesnate vdekjen ne spital pronari i lokalit, Arben Beqiraj (Brahimaj), 52 vjec dhe u plagosen djali dhe nipi i tij.
Zanafilla e konfliktit që përfundoi me tre të plagosur, dyshohet se ka qenë një sherr që i biri i pronarit të lokalit, Brikelo Brahimaj, dhe nipi i tij, Olsi Beqiri, kanë pasur me një grup të rinjsh në zonën e bregdetit.
Por nuk përjashtohet mundësia që pas të fshihet ndonjë aktivitet kriminal. Për këtë arsye, rreth orës 20:30 minuta, Policia ka nisur kontrolle në banesën e pronarit teksa po hetohet për të zbuluar detaje të tjera rreth ngjarjes si dhe motivin që ka çuar në konfliktin banal me nje viktime dhe dy te plagosur.
Ndërkohë që forca të shumta të Policisë po punojnë për kapjen e dy autorëve të sulmit me armë, po merret dëshmia e personave okularë të sherrit me armë.
Pushues të shumtë që ndodheshin në breg të detit në momentin e të shtënave, janë larguar me shpejtësi nga frika, ndërkohë që nuk raportohet për të tjerë persona të lënduar nga plumbat.







