Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot nga Saranda kreu e PBDNJ-shit, Vangjel Dule. Teksa ishte duke folur në një konferencë për minoritetin, ku u prek edhe problemi i pronave, Rama tha se kjo është një çështje që zgjidhet prej reformës në drejtësi, prandaj iu drejtua të pranishmëve me pyetjen: “Më tregoni dot se çfarë bën Vangjel Dulja në çadër? Cfarë bën Dulja në çadrën e opozitës dhe nuk vjen të votojë Vettingun?”
Por sulmi ndaj Dules, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e vitit 2013 merr më shumë kuptim, nëse sjell në vëmendje edhe faktin se ne konferencën e sotme në Sarandë, krah Ramës ishte edhe kryetari i partisë tjetër të minoritetit grek, MEGA.
Kristaq Kiço pritet të dalë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit sërish në koalicion më PS-në, siç bëri në vitin 2015 kur partia e tij fitoi edhe Bashkinë e Finiqit, bashkia e dytë e minoritetit grek në Shqipëri.