Shumë rusë po ekspozohen çdo ditë ndaj propagandës nga Kremlini, e cila fsheh shkatërrimin e tmerrshëm dhe vrasjet e njerëzve si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga shteti i tyre, Rusia. Si reaguan rusët e zakonshëm, në Perm dhe në Vladivostok, kur gazetarët e Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, iu shfaqën atyre disa fotografi? Disa prej tyre thonë se është e rrezikshme të komentosh mbi këtë çështje, disa e quajnë të pamundur që mund të ketë luftë në Kiev, disa të tjerë e mbështesin Putinin dhe thonë se fajin e ka Zelenski dhe amerikanët. Shikoni videon më poshtë: