Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që qeveria të dëshmojë përgjegjësi për atë që po ndodh në gjithë vendin ku kanë shpërthyer një valë protestash.
“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara” – thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës.