• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

Ndërsa kundërshtimet ndaj draftit të ri të PS për reformën territoriale po shoqërohen me protesta në disa bashki të vendit, deputeti socialist Erion Braçe apelon që procesi të mos mbetet vetëm një diskutim teknik, por të shoqërohet me dëgjesa dhe debat me qytetarët e zonave që preken nga ndarja e re.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe u ndal te Poliçani, Divjaka dhe Libohova, tre bashki që sipas draftit të socialistëve parashikohen të shkrihen, duke kujtuar lidhjen e tij me këto zona dhe duke theksuar se secila prej tyre ka historinë, identitetin dhe zhvillimin e saj. Ai tha se protesta e zhvilluar në Poliçan ku disa qytetarë dogjën teserat e PS-së, reagimet në Divjakë dhe kundërshtimet e shprehura në Libohovë tregojnë se qytetarët duan të dëgjohen.

Reagimi i Braçes vjen pasi projektligji i socialistëve për reformën e re territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ka nxitur protesta në disa zona të vendit, mes tyre Poliçan, Klos dhe Dimal.

Reagimi i plotë i Erion Braçes

“Dita e djeshme ishte e vështirë, për shkak të ndarjes së propozuar administrativo-territoriale. Reforma duhet të jetë shumë më e madhe se kaq.

Tri bashki me të cilat unë kam një lidhje të posaçme, Poliçani, vendi ku jam zgjedhur për herë të parë deputet; Divjaka, vendi ku jam zgjedhur për 12 vite deputet (nga Poliçani në Divjakë gjithmonë me votë të drejtpërdrejtë); Libohova, vendi i origjinës shkrihen dhe bëhen pjesë e bashkive të tjera.

Dita u bë më e vështirë pas protestës në Poliçan, të banorëve atje, socialistëve me ta; pas fyerjeve të disa portaleve të Lushnjës ndaj Divjakës, të papranueshme e të padenja, veçanërisht kur mëson se ndonjë prej tyre është i lidhur me Bashkinë e Lushnjës; sot, kur kryetari i Bashkisë së Libohovës, në stilin e mirënjohur kombëtarisht të saj, thoshte të tijën si kundërshti, qetësisht, në mënyrë të argumentuar dhe qytetarisht. Në Libohovë thonë: “Ngrije zërin aq sa fjalët e shtëpisë të mos i dëgjojë gjitoni.”

Unë mendoj se tani është koha të dëgjojmë njerëzit. Jo thjesht udhëheqësit e këtyre bashkive, por njerëzit. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është problem. Të ndajmë me ta informacion për arsyet dhe çfarë ndodh me ta, me njerëzit pas kësaj ndarjeje; të dëgjojmë mendimet e tyre, argumentet e tyre, t’i debatojmë me ta, të reflektojmë! Ky është detyrim i procesit.

Kini parasysh se nuk kemi të bëjmë me tri njësi administrative të humbura e të mbaruara. Libohova ka qenë nënprefekturë që në vitin 1914, ka qenë aty që nga shekulli i katërt para erës sonë; ka qenë qytet përherë, siç thoshte Moikomi i Madh: “Nuk ka fshat me kala dhe kullë sahati.” Divjaka, apo Arnisa e Përjetshme, ka qenë aty në 500 vitet e fundit e më herët; është zhvilluar aq shumë në 12 vitet e fundit nga pikëpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale, sa e ka bërë shumë herë Lushnjën të duket shumë prapa, mbetur prapa. Poliçani është një qytet i ndërtuar për nevoja strategjike të industrisë ushtarake, për të cilën jo vetëm flitet, por ka edhe nevojë jetike tani, dhe ai – Poliçani – është gati. Nuk mund të jetë vetëm Tirana ekonomia e këtij vendi në çdo degë.

Pra, duhet qetësi e mençuri për të dëgjuar njerëzit; duhet të dëgjojmë ne së pari, pastaj njëri-tjetrin. Ka argumente plot për të këmbyer dhe ky nuk është kurrë një proces i ftohtë teknik, por mbi të gjitha njerëzor”.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

Ftesa e parë me Shqipërinë, Sina tregon emocionet: Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori

23/09/2026
Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al