Njësoj si në Tiranë edhe në Vlorë kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër vendimit të qeverisë që mbyll lokalet e natës pas orës 20:00 për shkak të pandemisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “na lini të shërbejmë”, “na lini të punojmë” etj. Vlora si një qytet bregdetar e që mbahet nga turizmi goditet rëndë prej këtij vendimi. Qeveria i justifikon masat shtrënguese me rritjen e rasteve të reja me Covid 19. Argjirolajm.net sjell pamje nga protesta.