• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Protothema’: Qeveria e re do t’i heqë nënshtetësinë greke Dhimitraq Tolit në Dropull dhe Kristaq Kiços në Finiq

14/07/2019
‘Protothema’: Qeveria e re do t’i heqë nënshtetësinë greke Dhimitraq Tolit në Dropull dhe Kristaq Kiços në Finiq

Athina do t’u heqë shtetësinë greke dy të sapo zgjedhurve në bashkitë e minoritetit. Një shkrim i Panagiotis Savvidis ne Protothema, analizon zhvillimet politike në Shqipëri dhe thotë se ka informacion se Ministrit të ri i Brendshëm të Greqisë do t’i shkojë dosja e zgjedhjeve lokale në Finiq dhe Dropull, me kërkesën për heqjen e shtetësisë greke të dy minoritarëve, që sipas tij, i përdori Rama për të përçarë grekët etnikë në jug të Shqipërisë.

Kështu Kristaq Kiço, kryetar i Bashkisë së Finiqit dhe i partisë MEGA, dhe Dhimitraq Toli kryetar i Bashkisë së Dropullit dhe i degës lokale të PS, mund të kenë fatin e Gjergj Goros, të cilit iu hoq shtetësia greke 3 vjet më parë, me motivacionin e bashkëpunimit kundër interesave të minoritetit grek.

“Pavarësisht nga vendimi i partisë së pakicës së PBDNJ për të bojkotuar zgjedhjet si pjesa tjetër e partive opozitare shqiptare, Kryeministri shqiptar i imponoi kandidatët – marionetë, të cilët do të vepronin në planet kundër pakicave.

Në Bashkinë e Finiqit, nga 30,568 anëtarë të regjistruar votuan vetëm për 4,000 (14%), duke zgjedhur kryetarin e bashkisë Kristaq Kiço, kryetar i një partie të vogël – fantazmë “MEGA”, e cila është pasojë e një mosmarrëveshjeje të trishtuar brenda pakicës dhe një shtyllë e përhershme e Edi Ramës. Kiço mori 3.333 vota, ndërsa ka njoftime për mashtrime të gjera.

E njëjta gjë në Bashkinë e Dropullit, ku kryetar u zgjodh drejtuesi i degës lokale të Partisë Socialiste, Dhimitraq Toli, me 2.448 vota, nga 20.006 të regjistruar (11%).

Sipas burimeve, ministri i ri i Brendshëm I Greqisë, do të gjejë në zyrën e tij një dosje voluminoze me të gjitha provat mbi veprimin anti-hellenik të kryetarëve të rinj të Finiqit dhe Dropullit, Kiço dhe Toli, të cilët në thelb me sjelljen e tyre lehtësuan manipulimet e Ramës kundër një pakice greke. Athina do te ndërmarrë një masë presioni, si heqja e shtetësisë greke për dy kryetarët e rinj të Bashkive, Kiço dhe Toli, për të njëjtat arsye që ia hoqi kryetarit të Bashkisë së Himarës Gjergji Goro”, shkruan Protothema.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al