• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS feston 28 vjetorin në Përmet, Niko Shupuli iu vë flakën plehrave

16/06/2019
PS feston 28 vjetorin në Përmet, Niko Shupuli iu vë flakën plehrave

Socialistët e Përmetit festuan dje 28 vjetorin e themelimit të partisë. Në eventin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe ministri Bledi Çuçi e deputetja Mirela Kumbaro. Por teksa zhvillohej aktiviteti festiv në një restorant në periferi të Përmetit, ndodhi diçka e pazakontë. Në një fushë tej restorantit nisën të digjen pirgjet me plehra. Shtullungat e tymit kancerogjen po përhapeshin me shpejtësi sipër qytetit. Kjo nuk kaloi pa vëmendjen e folësve në event. Mirela Kumbaro fajësoi kryebashkiakun Niko Shupuli.

“Përmeti që ne duam nuk ka si të jetë Përmeti ku kryetari i bashkisë djeg plehrat. Pikërisht sot. Dhe e bënë tymin e zi, ashtu siç janë ata vetë. Ndërkohë në Përmet sot ka plot turistë. Por cili është ai kryetar bashkie që pengon turistët të sjellin të ardhura, që shpenzojnë para në Përmet. Si mund të jetë i tillë një kryetar bashkie? Megjithatë neve nuk na bën gjë tymi, as tymi i plehrave as tymi i molotovit. Ne do t’i japim Përmetit një kryebashkiake tjetër në 30 qershor”, tha Mirela Kumbaro.

Ministri Bledi Çuçi theksoi se do të ketë ndëshkim me burg sipas Kodit Penal për këdo që cënon procesin zgjedhor.

“Nëse do tentojnë të minojnë procesin zgjedhor me çfarëdo lloj mënyre, me kërkesa, me tym pa tym, i pret vetëm burgu, vetëm ndëshkimi penal sipas ligjeve në Shqipëri. Në këto ditë që na kanë mbetur të gjithë duhet të flasin me njerëzit e tyre për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të mos mashtrohen nga propaganda e opozitës që thotë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”, tha Çuçi.

Shihni më poshtë pamjet e tymit kancerogjen që përhapet në të gjithë qytetin. Ne e kemi denoncuar këtë masakër mjedisore tre muaj më parë, por fakti që vazhdon do të thotë se nuk është marrë asnjë masë nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër apo institucionet e tjera të varësisë. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra
Kryesore

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!
Kryesore

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari
Kryesore

Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari

17/04/2026
“Atë gishtin fute ku të duash!” Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën (VIDEO)
Kryesore

“Atë gishtin fute ku të duash!” Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën (VIDEO)

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barça “driblon” Asllanin, spanjollët i vihen pas “Piratit”, synojnë Vedat Muriqin

Barça “driblon” Asllanin, spanjollët i vihen pas “Piratit”, synojnë Vedat Muriqin

18/04/2026
“Jam mësuar të torturohem”, Moza: Unë jam pa kujtesë, jeta më pëlqen e gjallë

“Jam mësuar të torturohem”, Moza: Unë jam pa kujtesë, jeta më pëlqen e gjallë

18/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al