Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale në Gjirokastër. Takimi i fundit u zhvillua te ish fusha e vjetër. Gjatë fjalës së tij, kandidati për deputet dhe drejtuesi politik, Bledi Çuçi, tha se rezultati i PS-së do t’i habisë të gjithë në 25 prill
“Do habiten të gjithë kur ta shohin rezultatin e Gjirokastrës. Deri më tani Gjirokastrën e kishin marrë peng ata që nuk bënë asgje për këtë qytet dhe kërkojnë ende vota. Në datën 25 prill do të marrin përgjigjen”, tha Çuçi.
PS synon të marrë në qarkun Gjirokastër tre mandate deputetësh, po aq sa në vitin 2017.