• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse e zhduku Ilir Meta LSI-në?

27/07/2022
Pse e zhduku Ilir Meta LSI-në?

Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shkuar, pa lënë i shoqi presidencën, por që u mblodh në vetëm një seancë të shpejtë, kishte shumë pak LSI.

Kjo qoftë nga njerëzit, ku mungonin emra dhe personazhe politikë të njohur të strukturave të partisë së tretë në vend, duke përfshirë deputetë e ish-deputetë, kishte shumë pak LSI në simbole e parulla, e natyrisht kishte shumë pak LSI në frymë.

Partia që krijoi Ilir Meta në vitin 2004-n si një forcë politike e së majtës me koncept të fortë “socialist” realisht ishte perënduar me kohë, ndoshta që në vitin 2009, kur bëri aleancë me Sali Berishën.

Megjithatë, ajo çka ndodhi në konventë, ishte një nga zhvillimet më të çuditshme dhe të pandodhura sin ë realitetet e partive politike shqiptare këto 30 vjet, por që nuk duhet të ketë as precedent në asnjë vend të botës.

Një sallë e mbushur, e quajtur Konventë, pas një prezantimi nga zëdhënësi i Ilir Metës, e më pas fjalimi i protagonistit, fshin të gjithë historinë politike dhe ndryshon logo, simbol e emër. Pa një program, ide, sqarim, apo prezantim të ekipit drejtues të forcës së re politike.

Si formë, ajo që ndodhi dje ishte një poshtërim i të gjithë atyre që kanë besuar apo janë angazhuar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, e si përmbajtje, kishte shumë pak të tillë, përveç retorikës tashmë të njohur të Ilir Metës që nga Presidenca. Ku përmenden shpesh fjalët “vdekje”, “liri”, që më shumë duken si fraza frojdjane që dalin nga subkoshienca, ku mjaft shohin ankthin e mungesës së lirisë, e natyrisht pasigurinë e jetës. Këtë atmosferë frojdjane e shikon qartësisht edhe në simbolin e partisë së re; “Partisë së Lirisë”, ku një formë e patrajtësuar mirë me ngjyrën e zezë në rrethin e kuq i ngjan edhe një lakuriqi nate, edhe një boomerang austrialian, apo mund të merret edhe si një bombardues strategjik B52 që hedh bomba mbi Malin me Gropa.

Ajo formë e zezë, i ngjan figurave që psikologu ja jep pacientëve të tij për të dhënë një kuptim të saj, e ku asnjëri nuk ka të njëjtin mendim, po secili shikon diçka të ndryshme.

Atmosferë frojdiane ka shumë në morinë e gjesteve dhe frazave që dalin nga goja e Ilir Metës, por politikë natyrisht ka pak. Ajo që është e rëndësishme dhe që përbën ngjarje politike në këtë rast është zhdukja e dhunshme e LSI-së, krijesës së tij politike që e bëri që të jetë ose kingmaker, ose aktori i tretë në lojë, që në shumicën e rasteve ka pasur një rol shumë të rëndësishëm politik.

Por ajo LSI që ka krijuar Ilir Meta nuk ekziston më, edhe nuk mund të ngrihet, ajo trupë 100 mijë votuesish e 25 prillit 2021, ka shumë gjasa që të mos bashkohet e harmonizohet sërish për Ilir Metën. E kjo është parë si nga sondazhet publike që janë botuar në media, por më shumë edhe në ato jo publike që i kanë dhe i bëjnë aktorët e rëndësishëm politik në vend. Natyrisht edhe Ilir Meta.

Ndaj po krijon një parti ku të mbledhë elementë të orbitës së Partisë Demokratike, që kanë origjinë fluide;prej partive të vogla nacionaliste, e deri tek element të tjerë konspiracionistë, që në diskurs ushqejnë urrejtje e mllef ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste.

Natyrisht në vota, këto grupime fluide dhe pa një bazë politike nuk do të kenë aspak efekt, por Ilir Metës duket se nuk i duhen vota, por njerëz dhe turma dhe grupime sa më radikale dhe të vendosura. Ndaj dhe përdor shpesh fjalën “liri” dhe “vdekje”, e natyrisht ndaj dhe i dha fundin LSI-së brenda 24 orësh!/ Tema

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al