• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

Nga Ermal Mulosmani* 

Më vjen shumë mirë që Jorida Tabaku e mori mandatin. Madje, në një periudhë kohe, kur ishte e dyta më e votuar, më vinte shumë keq që isha kundër saj (po ta merrte mandatin i dyti i listës së hapur të PD-së, e humbte mandatin Mundësia, zgjedhja ime e deklaruar për këto zgjedhje).

Përse më vjen mirë që e fitoi? Sepse e keqtrajtuan, e përçmuan, e shanë dhe etiketuan. Nuk e deshën, e trajtonin si mish i huaj. Shumë prej tyre do ishin më dakort që PD të kishte vetëm 12 deputetë sesa 12 + Joridën.

Nëse ka diçka që më ka impresionuar ka qenë mënyra sesi ajo i sfidoi të gjithë. Sali Berishën të parin. Duke e evituar. Shkoi derë më derë në gjithë qarkun, nga mëngjesi në mbrëmje dhe ia arriti që 20 mijë vetë ta kenë atë zgjedhjen e preferuar. Është njeriu më i votuar në PD. Se këto listat e hapura janë edhe njëfarë referendumi popullor. Ti shihesh në pasqyrë dhe e kupton se ku je. Dhe në pasqyrë u reflektua Jorida si fytyra e PD-së që njerëzit duan.

Të gjithë berishistët e kanë halë në sy. Sepse ajo nuk e don Liderin e tyre njësoj si ata.

Jorida nuk shquhet për retorikë të fortë politike. As nuk kam spikatur ndonjë cilësi të veçantë intelektuale që do bënte diferencë të madhe me të tjerët. Po, ajo është njeri normal. Është e përmbajtur, korrekte, flet me kokën e vet, vë logjikën në punë, nuk imiton liderin, vishet joekstravagante dhe është e pashme. Një grusht cilësish që në pamje të parë nuk duhet të kenë asnjë diferencë me shumë njerëz normalë të jetës publike.

Bash këtu, te normaliteti i Joridës e shoh problemin. Nëse njerëzit preferojnë një njeri normal para militantëve berishistë, besnikëve, zhurmaxhinjve, protagonistëve të përditshëm të Doktorit, duan të protestojnë kundër tyre. Ata janë anormalë.

Duan njerëz normalë jo kukulla politike.

Ekuilibri i Joridës në qëndrime, të qenurit vetvetja, normaliteti i saj u shpërblye.

Fitorja e saj ia shton edhe më shumë shijen e humbjes militantëve besnikë, taborrit të Doktorit. Ata e përballojnë deri diku humbjen me Edi Ramën ama këtë me Joridën…këtë e kanë vështirë ta kapërdijnë!

* (marre nga faqja ne Facebook e autorit) 

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lautaro mban në ankth Interin, kapiteni vijon rikuperimin, rikthehet më 22 Mars?

Lautaro mban në ankth Interin, kapiteni vijon rikuperimin, rikthehet më 22 Mars?

05/03/2026
Allegri nuk shkon vetëm, në Madrid e shoqërojnë Modric e Rabiot

Allegri nuk shkon vetëm, në Madrid e shoqërojnë Modric e Rabiot

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al