• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Psoja nga Covid/ Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

25/05/2020
Psoja nga Covid/ Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

Në Shqipëri hapja pritet të qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim të fundit me Unionin Turistik se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”./ Monitor

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al