• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Punësimi i mësuesve, ja si do plotësohen vendet vakante

09/06/2019
Tender 5.3 milionë lekë, Drejtoria Arsimore Gjirokastër blen mjete didaktike për shkollat

Me përfundimin e fazës së parë të aplikimeve, mësuesit kanë kthyer sytë nga portali i punësimeve. Në pritje të pikëve që kanë akumuluar nga dosjet profesionale, ata do të aplikojnë për pak ditë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, për t’u bërë pjesë e testimit, që nis nga data 10 korrik. Provimi, i ngjashëm me atë të licencës, do të zhvillohet në bazë të një kalendari.

Me mbylljen e fazës së parë do të kalkulohet numri i saktë i mësuesve për çdo profil, në bazë të të cilit Qendra e Shërbimeve Arsimore do të përcaktojë datat në bazë të profileve të mësuesisë. Kandidatët pajisen me formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar nga zyra vendore e arsimit ku kanë aplikuar përmes postës.

Me anë të tij, regjistrohen online në portal, sapo ai të jetë aktiv. Nga ana tjetër, katër drejtoritë rajonale të arsimit dërgojnë në ministri dhe QSHA listat e kandidatëve të kualifikuar bashkë me pikët e dosjes, të cilat do t’i bashkëngjiten atyre të testimit.

PROCEDURA E PUNËSIMIT

Por, pikëpyetja më e madhe e mësuesve është ç’do ndodhë pas kësaj. Me udhëzimin e ri, nr.13, datë 22.05.2019, hartohet lista me kandidatët e renditur nga ata me më shumë pikë deri tek ata që kanë mbledhur më pak. Të parët në listë kanë mundësinë e punësimit në vendin e parë që do të hapet në shtator në profilin ku ka aplikuar. Drejtoritë rajonale kanë detyrimin të shpallin vendet vakante si dhe punësimet për çdo institucion arsimor në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Mësuesi, kur pranon të punësohet në një vend të lirë pune, do të ketë aksesin në platformë, duke marrë një fletë konfirmimi, të cilën do ta paraqesë te drejtori i shkollës dhe më pas do të lidhë kontratën e punës me të.

Ndryshe nga më parë, ku mundësitë e refuzimit ishin deri në tri herë, tashmë më të mirët kanë shanse të panumërta ofertash të lira, deri në hapjen e portalit të ri. Një tjetër risi është shmangia e drejtorive arsimore. Në çdo vend vakant që hapet, ata njoftohen automatikisht nga portali. Nëse nuk iu duket e përshtatshme dhe nuk paraqiten brenda 24 orëve në shkollë, përgjigjja e tyre quhet refuzuese. Dhe ç’është më e rëndësishme, të punësuarit nuk do të vihen më në provë 1-vjeçare, por emërohen direkt nga drejtori i shkollës dhe ngarkohet me orë të plota mësimore.

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë”

02/09/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al