Gjatë qëndrimit në Athinë te panairi “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama u takua edhe me një grua e cila ishte aty për të kërkuar ndihmë që vëllai i saj të zhvillonte më tej një shpikje teknologjike, por në bisedë e sipër i tregon kryeministrit se ajo punon shefe kuzhine dhe paguhet 900 euro.
Rama në këtë moment shprehu habi dhe e ftoi gruan të vinte nëë Shqipëri ku pagat për punën e saj janë më të larta.
“Lere punën, mos shko më te grekët. 900 euro shefe kuzhine, thjesht mos shko më. Merre në telefon afendikonë dhe thuaj ika në Shqipëri e hajt shëndet. Nëse ti vjen në Shqipëri shefe kuzhine, po nuk more 3 mijë euro minimumi ose 5 mijë euro maksimumi, unë të kam borxh”, i tha kryeministri.