Pas statujës së drejtësisë me portretin e Edi Ramës, një tjetër instalacion është shfaqur në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për hartën e Shqipërisë, ku janë vendosur sipas rretheve familjet politiko-mafioze të vendit. Të paktën kështu pretendon PD-ja. Sa i përket qarkut Gjirokastër, PD ka vendosur emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri, mbase duke e lidhur edhe me origjinën e tij nga Tepelena.
‘Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan’, thotë PD përmes një njoftimi.