Raportimet nga terreni na sjellin lajme të trishta. Deri më tani ka shkuar në 32 nurmi i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërkohë raportohet se shumë persona ende janë nën rrënoja.
Një histori prekëse është ajo e familjes Lala, një pjesë e familjes ndodhet nën rrënoja. Nëna Marjeta dhe tre fëmijët e kësaj familje janë ende nën rrënoja.
Mësohet se gruaja Marjeta bashkë me dy fëmijët e saj, Dionisi dhe Dionisën, 2 fëmijet binjake s’kanë mbushuar as 2 vjeç, ishin në korridorin e banesës së tyre në momentin ra tërmeti. Ekipet e shpëtim-kërkimit janë duke kërkuar në gërmadhat e pallatit që u shemb.
I vetmi i cili ka ka nuhatur erën e nënës me dy binjakët në rrënoja është qeni në foto. Ai ka sinjalizuar edhe ekipin e shpëtimit për vendndodhjen e nënës me dy fëmijët. Ende nuk kemi një rezultat konkret, asnjë i mbijetuar deri më tani aty.