• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes, detyrimet arrijnë 2.3 milionë euro

24/10/2019
Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes, detyrimet arrijnë 2.3 milionë euro

Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes. Ky zë përfshin 5000 lekëshin që duhet të kishin përfituar bebet e lindura në të gjithë vendin sipas skemës së vjetër dhe që ende nuk ju është dhënë familjarëve pavarësisht se fëmijët janë regjistruar. Të dhënat zyrtare tregojnë se Ministria e Brendshme ka raportuar një borxh total të sajin prej 713 milionë lekë nga të cilat më pak se 1/3 është pikërisht pjesa e shpërblimeve të lindjes të pashpërndara.

Ky shpërblim u jepet prindërve në momentin që regjistrojnë të sapolindurit në zyrën e gjendjes civile. “Stoku i detyrimeve deri në Qershor 2019 është në vlerën 713.5 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Prill-Qershor 2019 janë në vlerën 90.8 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 622.7 milion lekë. Pjesën më të madhe të detyrimeve MB e ka për: Detyrime të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve në masën prej 293 milion lekë; Detyrime për vendime gjyqësore rezultojnë rreth 304 milion lekë, të mbartura për ish-punonjës të larguar kryesisht IKMT; Detyrime për shpenzime udhëtimi, mbikohë pune, uniforma dhe shpenzime parkimi “thuhet në raportimin e Ministrisë së Brendshme.

Skema e shpërblimit të lindjes për fëmijët prej vitesh njeh zvarritje të vazhdueshme ku për vite të tëra familjet nuk arrijnë të marrin vlerën prej 5000 lekësh që ua caktonte ligji edhe pse kanë përmbushur detyrimet me pjesën e procedurave. Teksa marrja e kësaj shifre është një epope më vete, qeveria një vit më parë miratoi një tjetër skemë lidhur me “bonusin e bebes”.

Kjo skemë parashikon ndihmë të menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Sipas VKM-së përkatëse, shpërblimi për lindje fëmije është 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim. Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120.000 lekë për secilin fëmijë./Monitor

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!
Kryesore

Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!

20/09/2026
Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime
Kryesore

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson

21/09/2026
Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al