Mbrëmjen e së mërkurës kryeministri Edi Rama ka qenë në një darkë pune me ministrant e kabinetit të tij aktual. Mësohet gjatë darkës është bërë një bilanc për punët e realizuara deri më tani dhe ato që nuk kanë mundur të përfundojnë. Ashtu si edhe në takimin e mbajtur dy ditë më parë në pallatin e brigadave Rama ka pohuar sërish se në qeverinë e 4 vjeçarit të ardhshëm do të ketë mjaft ndryshime. Sakaq performanca e deritanishme e ministrave aktuale do të luajë një rol kyç për përzgjedhjen ose jo për të mbajtur një post ministror.
Sipas burimeve nga takimi mësohet se ndryshimet fillestare do të bëhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të cilat do të përzgjidhen t’i drejtojnë deputetë të zgjedhur me më shumë vota preferenciale tek të cilët kreu i socialistëve ka më shumë besim. Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar se në kabinetin e ri qeveritar do të ketë edhe emërime ministrash që nuk kanë qenë kandidatë për deputetë apo nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar./ Top News