• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë, naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerët

05/11/2020
Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë, naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë për vitin 2021 një buxhet 12.8 miliardë lekë, 20% më të lartë se viti 2020. Ministri Bledi Çuçi bëri publike sot në Kuvend disa nga prioritetet e këtij buxheti sipas programeve përkatës. Kryefjala është fondi shtesë prej 1 miliard lekësh për të zbatuar skemën e naftës pa taksa për punimet në bujqësi.

“Përmbushim në këtë mënyrë një zotim tonin, si dhe ndihmojmë rreth 70 mijë fermerë në të gjithë vendin për të ulur koston e prodhimit. Përjashtimi nga barra fiskale i naftës së përdorur për punime bujqësore është një hap i guximshëm, por i domosdoshëm për t’i dhënë sektorit bujqësor një tjetër mbështetje në mënyrë që të rrisim prodhimin, të rrisim mekanizimin e aktivitetit bujqësor, konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore dhe të formalizojmë më tej sektorin. Nafta pa taksa për fermerët është një ndër objektivat strategjikë të buxhetit të vitit 2021, të cilin ne do ta realizojmë përmes fondit që kemi në dispozicion dhe me një skemë funksionale”, tha ministri Çuçi.

Një tjetër objektiv strategjik i buxhetit të vitit të ardhshëm është gjithashtu implementimi i reformës në Shërbimin Veterinar. Parashikohet që gradualisht të punësohen mbi 400 veterinerë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm për sigurinë e produkteve me origjinë shtazore. Krahas disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturën e ujitje-kullimit, gjatë vitit 2021 do të hapen kantieret për rindërtimin e 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin me financim nga kredia italiane prej 25 milionë euro.

Lidhur me skemat mbështetëse për subvencione direkte për fermerët, buxheti ka një rritje me 29% krahasuar me vitin 2020 dhe shkon në 5.2 miliardë lekë bashkë me fondin për naftën e përjashtuar nga barra fiskale. Ministri Çuçi tha se edhe gjatë vitit 2021 do të vijojë të subvencionohen sektorë prioritarë si blegtoria, prodhimi në serra, bletaria apo çertifikimi i standardeve të prodhimit në ferma. Po kështu gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një thirrje tjetër të programit IPARD II, bashkëfinancim i Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e javës së 23-të dhe 24-t

Lajm i keq për Skënderbeun, FIFA konfirmon dënimin e rëndë

19/05/2026
Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë, u riktheva si grua e realizuar

Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë, u riktheva si grua e realizuar

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al