• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria shpërblen policinë, rritje page brenda dhe jashtë orarit të punës

15/02/2017
Qeveria shpërblen policinë, rritje page brenda dhe jashtë orarit të punës

Performanca në rritje e punës së Policisë së Shtetit duket se ka bindur qeverinë që të miratojë rritjen e pagave për punonjësit e rendit.
Kjo u zyrtarizua ditën e sotme, ku gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi që të rrisë shpërblimet për punonjësit e policisë, si për orët shtesë dhe ditët e festave, ashtu edhe për punën brenda orarit që kryhet në oraret e vona të mbrëmjes.

Kështu në bazë të vendimit të qeverisë, punonjësit e policisë do të punojnë 40 orë në javë, ku për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19:00 deri në 22:00, punonjësit e policisë përfitojnë një shtesë page prej 20%.

Rritje page në nivelin 50% do të përfitojnë ata oficerë policie që do të punojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Sipas vendimit, për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25% shtesë page dhe kompensim kohe pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit.

Po ashtu punonjësit të Policisë i jepet leje e pagueshme, për rastet, si më poshtë:

a) Martesën e tij 7 ditë;

b) Martesën e fëmijës 5 ditë;

c) Lindjen e fëmijës (baballarët) 3 ditë;

ç) Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortes/it, të fëmijës, vëllezërve, motrave 7 ditë;

d) Ndërrim të banesës 3 ditë;

dh) Sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve 7 ditë;

e) Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryejnë 10 ditë.

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

05/03/2026
Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al