• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria “zgjidh qesen”, zbardhen fondet për bashkitë para zgjedhjeve, më pak merr Konispoli, Libohova dhe Pusteci

23/10/2022
Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë

61 bashkitë e vendit do të marrin nga buxheti i shtetit për vitin 2023 31.5 miliardë lekë, apo rreth 270 milionë euro. Në raport me buxhetin e vitit të shkuar fondet e pushtetit vendor rriten me gati 4.2 miliardë lekë, 36 milionë euro më shumë.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve i përket transfertës së përgjithshme të pakushtëzuar, gati 21.7 miliardë lekë që me gjithë rritjen sërish nuk kalon 1% të prodhimit të brendshëm bruto, para që përdoren nga bashkitë për funksionet kryesore të tyre. Kërkesa e vazhdueshme e shoqatave të bashkive për ta çuar nivelin e saj në 2% të PBB-së nuk është plotësuar as për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ndërsa pjesa tjetër e parave të alokuara shkojnë për pjesën sektoriale që përfshin fondet për rrugët rurale, fonde për personelin mësimor, apo për funksione të tjera si ato për mbrojtjen nga zjarri, administrimin e pyjeve apo menaxhimin e mbetjeve urbane.

Bashkia Tiranë përfiton edhe pjesën më të madhe nga buxheti i akorduar për bashkitë me 4.3 miliardë lekë për shkak edhe të numrit të lartë të popullsisë që jetojnë në kryeqytet, Durrësi me 1.7 miliardë lekë, ndjekur nga Bashkia Elbasan dhe Shkodër përkatësisht me 1.3 dhe 1.2 miliardë lekë.

Pjesa tjetër e parave ndahet ndërmjet 57 njësive të tjera bashkiake, ku më pak para marrin bashkia e Pustecit, Konispolit dhe Libohovës.

Në relacionin e draftbuxetit 2023 Financat theksojnë se bashkitë do të vijojnë të monitorohen në mënyrë periodike në lidhje me detyrimet e prapambetura për të mos rritur stokun e tyre, që në fund të 6-mujorit të parë të vitit arriti në 60 milionë euro./Tch

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al