Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.
Gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë është ndalur dhe te pranimi i shtetasve afganë nga Shqipëria, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët.
“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha kryeministri Rama.