Kreu i PS-së, njëkohësisht edhe kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur të ‘braktisë’ Vlorën. Ai ka dërguar një shkresë në KQZ, ku kërkon që të mbajë mandatin e fituar në qytetin e Durrësit. Pas 2 mandatesh në Vlorë dhe përplasjeve të forta politike me kryebashkiakun, të cilat vazhdojnë, Rama ka vendosur që të jetë deputet i Durrësit.