Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Rama u shpreh se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.
“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Rama.