• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë raportin me Elisa Spiropalin, pas përplasjeve të fundit brenda Partisë Socialiste.

I pyetur gjatë intervistës me Nikollë Lesin në “Koha Jonë”, nëse Spiropali rrezikon masa brenda Partisë Socialiste, Rama u shpreh çdo njeri mund të gabojë dhe kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dy herë, por nuk ka një të tretë.

Rama u përpoq të lërë të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në vlerësimin e situatave të tilla.

Pjesë nga intervista:

Nikollë Lesi: U more me opozitën, ke qejf ta përqeshësh boll opozitën. Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion, se ka disa emra që… Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka Kazani? Dhe “kazani” të PS-ja ka filluar të ziejë pak besoj.

Kryeministri Edi Rama: Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.

Nikollë Lesi: Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.

Kryeministri Edi Rama: S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?

Nikollë Lesi: Do përjashtohet? Se ajo tha ‘’më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’’. Domethënë që lutja vetëm ‘’më hiq qafe’’ apo nuk do të përgjigjesh?

Kryeministri Edi Rama: Kush thotë ‘’hajde, këtu më ke, më vrit’’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …

Nikollë Lesi: S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.

Nikollë Lesi: Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘’e kisha përjashtuar për tre minuta’’. Tha Martini. I thashë ‘’gabim të përjashtosh’’. Jo- tha ai. ‘’Unë e kisha përjashtuar -tha Martin Leka- në vend, në sekondë’’. ‘’Po Rama është tolerant- tha ai. Jo unë.

Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.

Nikollë Lesi: Pra Elisa Spiropali ka dhe një vit të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.

Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë ..këto janë si titujt e “Kohës”, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al