• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i prerë: Edhe po të zgjasë protesta deri në vitin 2025, taksa e naftës nuk hiqet!

14/03/2022
Rama i prerë: Edhe po të zgjasë protesta deri në vitin 2025, taksa e naftës nuk hiqet!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aleatët e qeverisë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta por ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat e tyre të deklaruara dhe jo të fshehura.

Rama tha se edhe sikur protesta të vazhdojë deri në vitin 2025 taksa e naftës nuk ka për t’u hequr.

“Zerimi i taksës për pagën deri në 400 mijë lekë është shumë i rëndësishëm sepse të gjithë ato para do i shkojnë njerëzit në familje. Ne jemi vendi që mbi individin dhe biznesin e vogël kemi taksat më të ulëta në rajon. Në Europë nuk bëhet fjalë fare. Punëtori në Gjermani e ka aq pagën por pyete pak sa paguan taksë, sa paguan për energjinë, sa paguan për shërbimet e tjera? Ju shkon djersa deri në fund të kurrizit. Bëjnë llogaritë këta. Biznesi i vogël e ka zero këtu ku jemi ne. TVSH është zero. Duhet të vazhdojë të paguhet ajo taksë te nafta? Ne duam të marrim më shumë njerëz në punë.

Aleatët tanë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta janë ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat nga pagat e tyre të deklaruara, jo të fshehura. Janë ata që marrin autobusët. Ne me këta e kemi aleancën kryesore. Atyre nuk iua prekim taksën. Nuk iua prekim faturën e energjisë. Kjo është situata. Ne nuk i kemi zgjedhur këto. Luftën as nuk e deshëm dhe as nuk e duam. Por do e përballojmë. Shqipëria nuk është ajo që duan të pikturojnë ata. Janë po këta që i thonë popullit dele. Ky popull të jep ujë në bisht të lugës.

Këta nuk e dinë fare se çfarë është të jetosh me ndjenjën e detyrimit ndaj atyre që të kanë thënë që ti je ai që ne duam të na udhëheqësh. Nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut kur nuk ke asnjë fakt apo provë. Kjo është barrë e jashtëzakonshme borxhi. Kur nuk isha askushi kam qenë aq i gjatë sa nuk ulesha kurrë për të futur duart në xhepin e dikujt. Kam mësuar nga gjyshja ime që kur shkon në varr nuk bëjnë punë lekët. Ata nuk vendosin gjë.

E vendos ose unë nëse më vjen një ditë dhe them që nuk mundem më të jem në lartësinë e besimit tuaj ose e vendosni ju duke thënë shko në shtëpi. Përtej të tërave, protesta që nga viti 1990 kanë pasur një gjë që kanë qenë të denja qoftë edhe për një pjesë të qeverisë. Kjo është një protestë që mund të vazhdojë edhe katër vite deri në vitin 2025 por taksë nga nafta këta nuk kanë për të hequr dot”, u shpreh ai.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al