• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i revoltuar me Bashën largohet nga Parlamenti: Goxha profesor me kollare flet për kafshime, mblidh mendjen

28/10/2021
Rama i revoltuar me Bashën largohet nga Parlamenti: Goxha profesor me kollare flet për kafshime, mblidh mendjen

Seanca e Kuvendit këtë të enjte është shoqëruar sërish me akuza dhe debate mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Duke iu referuar batutave të kreut të PD-së se Basha e ka “kafshuar” më parë, Rama shprehet se këto terma nuk janë të duhura për një politikan si dhe për publikun që i dëgjon.

“Më vjen mua këtu dhe më flet për koncesione dhe PPP, po a e di që janë dhe nga e kaluar aty. Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje për PPP-VE dhe nuk kompleksohem fare . Faktet flasin, më 29 nëntor hapet rruga e Arbërit. Përbërja gjeologjike e tunelit shkaktoi vonesa, ndërkohë që pjesa tjetër është gati. Dëgjo Lulzim, dëgjo këtu. Nëse do të ndodhte me tunelin e Murrizit dhe do të ishte me buxhetin e shtetit do të detyroheshim të nxirrnim një mal me të tjera nga buxheti i shtetit. Siç jemi detyruar ne të nxjerrim ne për ato projektet tuaja të papërfunduara, për të bërë Foltore në tunelin e Elbasanit, bashkë me llumin siç thua ti.

Kur erdhi puna mbasi i ratë daulles bashkë me llumin u dëshën sa e sa para për ta përfunduar dhe nga rrëshqitjet. E Njëjta gjë ndodhi me Qukës-Qafë Plloçë. Ky është vizioni juaj. Kurse me PPP, doli problemi te tuneli i themi kompannisë shko rregulloje dhe nuk nxjerrim asnjë para nga buxheti i shtetit. Me baltë dhe me akuza e me një gjuhë që të turpëron si prind dhe na turpëron të gjithëve këtu që japim mësime këtu se si në një mjedis publik i thua tjetrit unë të kam kafshuar, a e kupton. A e imagjinon çfarë mendojnë fëmijët kur shofin një goxha profesor me brillantinë dhe me kollare që i thotë një plaku si puna ime që të kam kafshuar. E mendon se sa pleq do kafshoheshin sot po të dëgjonin ty fëmijët. Mblidh mendjen, e kuptoj që e ke të vështirë, kjo është serioze.

Pas fjalës së tij, kryeministri Rama largohet nga foltorja e Kuvendit për të pushuar. Për këtë kryedemokrati Basha i uron qetësim të mbarë me cilësinë e miellit.

“Meqë dole të qetësohesh pak te dhoma ngjitur po të uroj qëtësim të mbarë dhe të shpejtë me cilësinë e diellit ose t miellit dëgjoje nga dhoma ku je ngjitur me që ske guxim të rrish këtu. Ja ku i ke konfirmimin e FMN-së. Shqipëria kishte rritjen më të lartë në Europë në vitin 2020 në raport me mesataren e 2015-2109 sipas raportit të FMN-së. Ndryshe nga të paaftët që të rrethojnë dhe stë ndihmojnë dot. E vërteta është ajo që e deklarova unë” – u shpreh Basha.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania”

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al