• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama krahason Bashën me Koçin e teto Ollgës: Të zgjodhën për dhëndër, po nuk ngjiti (VIDEO)

26/03/2025
Rama krahason Bashën me Koçin e teto Ollgës: Të zgjodhën për dhëndër, po nuk ngjiti (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama replikoi sot sërish ndaj drejtuesit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili në një video u shpreh nëse e mbante mend atë filmin ku thuhet: “Je pak pusht ti, Fotaq”.

“Vallahi, Lulo, këtë Fotaqin nuk e mbakam mend, se pushtat janë fusha jote, me thënë të drejtën, pavarësisht se ti bën sikur s’kupton, kur të pyesin: Ore ҫfarë bëhet me atë Gaz Ballokumen? Unë mbaj mend Koҫin, atë Koҫin e Teto Ollgës, Lul, artistin pra, atë që e zgjodhën për dhëndër po nuk ngjiti. Ai që pastaj ngeli tek pullë në qerre duke ardhur vërdallë nëpër fshat. E mban mend apo jo?”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se Basha e provoi vetë të bëhej dy herë kryeministër dhe nuk ia doli.

“Ti e provove vetë mor Lul. Herën e parë e provove sa e vështirë ishte. Ma këndoje hymnin aty poshtë sa t’u bënë bulҫitë telef dhe në fund dole, desha me thënë rru e qeth, po në fakt nuk të shkon se ti rru e qeth je edhe kur të ikën berberi me pushime”, tha Rama.

Lidhur me deklaratën e Bashës se Rama i ka lënë socialistët tre herë rrugëve.

“Je i pamëshirshëm. Sinqerisht, je i pamëshirshëm. Nuk rri dot tani pa ma kujtuar që i lashë socialistët tre mandate rresht në opozitë. Apo nuk të rrihet pa ju kujtu të gjithëve që më masakorve dy herë, pastaj iu ktheve bufit e bërë telef fare, nuk i le pupël në këmbë. E mor euroatlanik, mor euroatlantik. Katil i madh je, i pamëshirshëm je. Të përshëndes! Dhe dëgjo, ndrro vrimën e fyellit se ngele në një vrimë. Më thonë njerëzit: Ore foli, foli, foli se na ndjekin o burrë, na ndjekin, po ndërroje atë vrimë o burrë. Hajde artist, hajde”, u shpreh Rama.

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spektakël i C.Shpendit, “tripletë” dhe rekorde, por Cesena “dridhet”, dy ekipe në Serie A i vihen pas sulmuesit kuqezi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Spektakël i C.Shpendit, “tripletë” dhe rekorde, por Cesena “dridhet”, dy ekipe në Serie A i vihen pas sulmuesit kuqezi (VIDEO)

25/11/2026
Spektakël i C.Shpendit, “tripletë” dhe rekorde, por Cesena “dridhet”, dy ekipe në Serie A i vihen pas sulmuesit kuqezi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Spektakël i C.Shpendit, “tripletë” dhe rekorde, por Cesena “dridhet”, dy ekipe në Serie A i vihen pas sulmuesit kuqezi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al